“Myslimanët janë armiqtë tanë”, Dodik paditet për nxitje të urrejtjes
Irani është gati për “çdo verifikim” të programit të tij bërthamor, por “nuk do t’i nënshtrohet kërkesave të tepërta”, tha sot presidenti i vendit, ndërsa rifilluan bisedimet me SHBA.
“Ne nuk kërkojmë të pajisim me armë bërthamore. E kemi deklaruar këtë vazhdimisht dhe jemi gati për çdo verifikim”, tha Masoud Pezheskian me rastin e 47-vjetorit të Revolucionit Islamik, i cili festohet këtë vit mes tensioneve me SHBA-në.
Irani dëshiron që bisedimet me SHBA-në, të cilat filluan javën e kaluar në Oman, të kufizohen vetëm në çështjen e programit të tij bërthamor, duke mbrojtur të drejtën e tij për të pasuruar uranium, kryesisht për energji.
SHBA-të, nga ana e tyre, dëshirojnë që, përveç çështjes së programit bërthamor iranian, bisedimet të përfshijnë kufizimin e aftësive balistike të Iranit dhe ndërprerjen e mbështetjes së tij për organizatat e armatosura armiqësore ndaj Izraelit, siç janë rebelët Huthi të Jemenit, lëvizja islamiste libaneze Hezbollah ose lëvizja islamiste palestineze Hamas.
Aftësitë raketore të Iranit janë vija e tij e kuqe dhe nuk janë të negociueshme, tha sot Ali Shamkhani, një këshilltar i Udhëheqësit Suprem të Iranit Ali Khamenei.
“Vendi ynë nuk do t’u nënshtrohet kërkesave të tyre të tepërta. Irani ynë nuk do të tërhiqet përballë një sulmi, por ne vazhdojmë dialogun me të gjitha forcat tona me vendet fqinje për të rivendosur paqen dhe qetësinë në rajon”, theksoi gjithashtu Pezheskian.
Top Channel