“Të tmerruar dhe të tronditur”/ Masakra me 10 viktima në shkollë, liderët botërorë dërgojnë mesazhe ngushëlluese drejt Kanadasë
Shefi i ushtrisë norvegjeze, Gjenerali Eirik Kristoffersen, ka paralajmëruar se Norvegjia nuk mund të përjashtojë mundësinë e një pushtimi të ardhshëm rus, duke argumentuar se Moska mund të ndërmarrë veprime për të mbrojtur arsenalin e saj bërthamor në veri.
“Nuk e përjashtojmë një pushtim tokësor nga Rusia si pjesë e planit të tyre për të mbrojtur kapacitetet bërthamore, që është e vetmja gjë që mbetet reale kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara,” tha Kristoffersen.
Ai shtoi se Rusia nuk ka qëllime pushtimi në Norvegji si në Ukrainë ose territoret e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik, por shumica e arsenalit bërthamor rus ndodhet në gadishullin Kola, pranë kufirit norvegjez, duke përfshirë nëndetëset bërthamore, raketat tokë-ajër dhe avionët me kapacitet bërthamor.
“Është një skenar që duhet ta planifikojmë , sepse Rusia mund ta përdorë këtë për të siguruar kapacitetet e saj bërthamore dhe aftësinë e goditjes së dytë,” tha Kristoffersen.
Në një intervistë për The Guardian, ai kritikoi gjithashtu deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump për Groenlandën dhe pretendimet e tij “të papranueshme” se vendet aleate nuk kishin shërbyer në vijën e frontit në Afganistan.
Top Channel