Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtit si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Deputetja e LVV, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, i ka dorëzuar presidentes Vjosa Osmani, propozimin për caktimin e Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“E nderuar që, në cilësinë time si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i dorëzoj Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e z. Albin Kurti si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re.

Faleminderit qytetarëve për besimin!

Qeveria Kurti 3”, shkruan deputetja Arbërie Nagavci në një postim në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB