SHBA-ja paralajmërim për anijet tregtare që kalojnë në Lindjen e Mesme: Shmangni lundrimin pranë ujërave iraniane
Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores së njohur Catherine O’Hara, e cila u nda nga jeta më 30 janar në moshën 71-vjeçare.
Sipas certifikatës së vdekjes të lëshuar nga Qarku i Los Anxhelosit, shkaku i menjëhershëm i vdekjes ishte një embolizëm pulmonar, ndërsa kanceri i rektumit u identifikua si shkaku themelor afatgjatë.
Embolizmi pulmonar ndodh kur një mpiksje gjaku bllokon një arterie në mushkëri. Dokumenti u nënshkrua nga onkologu i saj, i cili bëri të ditur se e kishte trajtuar O’Hara-n që nga marsi i vitit të kaluar dhe se takimi i fundit me të kishte qenë më 27 janar. Aktorja ndërroi jetë në një spital në Santa Monica, Kaliforni.
Vdekja e saj ishte një surprizë për publikun dhe bashkëpunëtorët, pasi përfaqësuesit e saj kishin deklaruar fillimisht vetëm se ajo kishte vdekur “pas një sëmundjeje”, pa specifikuar qe ajo vuante prej disa kohesh me kancerin.
Catherine O’Hara ishte një nga figurat më të dashura të komedisë, e lindur në Kanada ishte e njohur fillimisht si pjesë e programit legjendar humoristik SCTV. Ajo u bë e famshme në mbarë botën për rolin e nënës së personazhit të Macaulay Culkin në filmat “I vetëm në shtëpi”, si dhe fitoi një çmim Emmy për interpretimin e Moira Rose, matriarkja ekscentrike dhe e pavëmendshme në serialin e suksesshëm “Schitt’s Creek”.
Pas ndarjes së saj nga jeta, shumë figura të njohura të kinemasë dhe televizionit, përfshirë Macaulay Culkin, Christopher Guest, Eugene Levy dhe Pedro Pascal, i bënë homazhe emocionale, duke e kujtuar si një artiste të jashtëzakonshme dhe një njeri me shpirt të madh.
Sipas dokumentit zyrtar, Catherine O’Hara u kremua. Profesioni i saj ishte regjistruar si “aktore”, ndërsa fusha e veprimtarisë si “filma”. Ajo ushtroi zanatin e saj për rreth 50 vite, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe personazhe të paharrueshme.
Top Channel