U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

10/02/2026 10:57

Policia e Durrësit ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla, 39 vjeç, si dhe Blerim Xhamani e Ndriçim Tafxhafa, të cilët akuzohen për korrupsion në zgjedhje. 

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ekzekutuan vendimin e datës 09.02.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka dënuar me nga 1 burgim, shtetasit E. M., 39 vjeç, B. Xh., 48 vjeç dhe N. T., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.”, njofton policia.

Memolla u vetëdorëzua dje para autoriteteve vetëm pak orë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi me një vit burgim, pasi u gjet fajtor për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022.

Gjithashtu, në vendimin e shpallur këtë të hënë nga Apeli i Posaçëm, Kryebashkiaku u dënua edhe me pesë vjet dënim plotësues për të mos u përfshirë në funksione publike. Blerim Xhamani dhe Ndriçim Tafxhafa u dënuan me një vit burg, ndërsa Isuf Toskut iu konvertua dënimi në shërbim prove.

Sipas hetimit të prokurorit Edvin Kondili, kryebashkiaku Memolla ndërhyri te punonjësit e OSHEE që mos të ndërpritej energjia elektrike në këmbim të votave për zgjedhjet qe u mbajtën në 6 mars 2022.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB