Projekti TID/ Pas protestave të banorëve, tërhiqet grupi i këshilltarëve bashkiakë të PS-së, vendos të mos kalojë në votim pa kolegët e opozitës
10/02/2026 14:48
Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Durrës dhe pas protestave të banorëve, grupi i këshilltarëve të PS ka vendosur të mos votojë për pikën e subvencionimit të qirave për familjet e prekura nga TID.
Grupi i këshilltarëve të shumicës vendosi të mos kalojë në votim këtë mbledhje, pa pjesëmarrjen e këshilltarëve të opozitës.
Pika u shty për mbledhjen e ardhshme duke i dhënë shpresë banorëve banesat e të cilëve do të shemben nga projekti.
Top Channel