Manchester United nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë kundër West Ham në sfidën e javës së 26-të të Premier League.

Sfida e luajtur në “London Stadium”, aty ku të gjithë po prisnin fitoren e pestë radhazi të “Djajve të Kuq” për të festuar dhe qethjen e famshme të flokëve të tifozit të njohur të United, ndodhi ajo që të gjithëve u trembeshin.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “Çekanët”, të cilët kaluan në avantazh me Soucek në minutën e 50’.

Në sekondat e fundit të sfidës ishte Sesko ai që siguroi një pikë për të besuarit e Carrick, i cili ende nuk njeh asnjë humbje në krye të “Djajve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB