Dy të vdekur pas një sulmi të ri ajror amerikan ndaj një motoskafi në Paqësor, shkon në 130 numri i viktimave që nga shtatori

10/02/2026 07:37

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një tjetër sulm ajror në Paqësor, duke goditur një motoskaf që dyshohet se i përkiste trafikantëve të drogës.

Si pasojë e bombardimit, dy persona humbën jetën, bëri të ditur Komanda e Përbashkët e SHBA-së për Amerikën e Jugut (SOUTHCOM).

Sulmi u njoftua përmes rrjetit social X dhe është pjesë e një fushate ajrore që ka nisur në shtator 2025 kundër anijeve që Uashingtoni i lidh me trafikun e drogës. Me këtë operacion të fundit, numri i të vdekurve nga këto sulme ka arritur në të paktën 130 persona, ndërsa 38 anije janë shkatërruar deri më tani. Ky është sulmi i tretë ajror i konfirmuar që nga fillimi i këtij viti.

Një element i pazakontë i këtij operacioni ishte fakti se ushtria amerikane raportoi për ekzistencën e një të mbijetuari. Sipas SOUTHCOM, Roja Bregdetare u njoftua menjëherë për të ndërmarrë një operacion kërkimi dhe shpëtimi për marinarin që arriti t’i mbijetojë sulmit.

Fushata ajrore e SHBA-së synon goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës në Paqësor dhe ndërprerjen e rrugëve detare të përdorura për kontrabandë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB