“Duhet një treg unik”/ Ursula Von Der Leyen, letër 27 vendeve të Unionit: Hiqni barrierat burokratike

10/02/2026 18:57

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, iu është drejtuar me një letër krerëve të 27 vendeve anëtare të unionit, duke iu kërkuar të thellojnë përpjekjet për një treg të përbashkët ekonomik.

Në letrën prej tetë faqesh, Von der Leyen përdori tone të ngjashme me ato të intervistës së presidentit francez, Macron, teksa iu kërkoi udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Evropian të kuptojnë se “një ekonomi konkurrese është parakusht për lirinë e unionit për të zgjedhur fatin e vet”.

Von der Leyen i nxiti ata të mbështesin “përpjekjen e komisionit për të thjeshtuar legjislacionin evropian”, që të ndihmojë “në lehtësimin e operacioneve të përditshme të biznesit”, duke përmirësuar proceset administrative.

Ajo bëri thirrje gjithashtu për “një pastrim të thellë dhe gjithëpërfshirës” të rregullores së Bashkimit Evropian për të “eliminuar dispozitat e vjetruara, mospërputhjet dhe kërkesat e tepërta procedurale”.

Von der Leyen u kërkoi gjithashtu udhëheqësve të mbështesin përpjekjen e BE-së për të lidhur marrëveshje të reja tregtare në të gjithë botën.

Sipas Presidentes së Komisionit Evropian, unioni duhet shkojë drejt një tregu të vetëm, duke hequr barrierat e brendshme, për të ndihmuar kompanitë e themeluara në një shtet anëtar, të rriten përtej kufijve kombëtar dhe në të gjithë bllokun.

Ajo theksoi se duhet të arrihet një marrëveshje mes 27 vendeve anëtare në këtë drejtim, si dhe të thellohet bashkëpunimi ekonomik, edhe kur nuk arrihet unanimiteti, duke shënjestruar me këtë vende si Hungaria apo Sllovakia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB