Tragjedi në festivalin e muzikës/ Një person vdes nga mbidoza e drogës, gjashtë persona të tjerë transportohen në spital
Supremacisti australian Brenton Tarrant, autori i masakrës që la të vdekur 51 persona në dy xhami në Christchurch, Zelandë e Re, në vitin 2019, u paraqit sot para Gjykatës së Apelit të Wellingtonit për të dëgjuar apelimin e tij kundër dënimit me burgim të përjetshëm.
Tarrant, 35 vjeç, u dënua në gusht 2020 me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht, një vendim rekord që pasoi pranimin e fajësisë së tij. Ai u mbajt në një njësi speciale të Burgut të Auckland, me kontakt minimal me botën e jashtme dhe të burgosurit e tjerë, për shkak të rrezikut jashtëzakonisht të lartë që paraqiste.
Në seancën e sotme, Tarrant argumentoi se kushtet “çnjerëzore” gjatë mbajtjes së tij në paraburgim e kishin bërë të paaftë për të marrë vendime të informuara kur iu kërkua të deklarohej fajtor ose i pafajshëm. Ai tha gjithashtu se gjatë gjyqit kishte menduar të implikonte presidentin amerikan Donald Trump në krimin e tij.
Masakra e 15 marsit 2019, gjatë lutjeve të së premtes në xhamitë Linwood dhe Al Noor, u transmetua drejtpërdrejt për 17 minuta, duke shkaktuar tronditje të thellë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Seancat e Gjykatës së Apelit po zhvillohen me praninë e medias, por pa audiencë të hapur në sallë. Të afërmit e viktimave mund ta ndjekin gjyqin në distancë përmes videos, me një vonesë prej rreth një ore.
Aya al-Omari, e cila humbi vëllain Hussein gjatë sulmit në xhaminë Linwood, tha për The Press në Christchurch se mendonte se gjithçka kishte “mbaruar” me dënimin e Tarrant në 2020 dhe nuk ishte përgatitur për këtë apel gjashtë vjet më vonë.
Vendimi i Gjykatës së Apelit do të përcaktojë nëse apeli i Tarrant do të pranohet dhe nëse mund të rishqyrtohet dënimi më i ashpër i dhënë në historinë e Zelandës së Re që nga heqja e dënimit me vdekje në vitin 1989.
Top Channel