Shtohen rastet e epilepsisë/ Shqipëria me shifrat më të larta në rajon, mjekët: Duhet të diagnostikohet në kohë

09/02/2026 15:30

Shqipëria, ndryshe nga vendet e rajonit, ka shifra të larta të sëmundjes neurologjike të epilepsisë dhe incidenca e saj sa vjen e rritet.

5 në 1000 banorë vuajnë kriza epileptike dhe, përveç të moshuarve, kjo sëmundje është rritur edhe te të vegjlit.

Mjekja neurologë e QSUT, Aida Quka thotë: “Prek të vegjlit, por edhe moshat adulte, kryesisht të moshuarit”.

Epilepsia është sëmundje neurologjike dhe shtimin e saj tek të rinjtë mjekët neurologë e lidhin me përdorimin e substancave narkotike.

Por si duhet të dallojmë krizat epileptike, pasi jo çdo dridhje e trupit lidhet me epilepsinë?

Në Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë, mjekët neurologë kërkojnë që kjo sëmundje të diagnostikohet dhe të trajtohet në kohë. Personat me epilepsi vuajnë stigmën dhe shpesh humbin vendin e punës apo braktisin shkollën. Por kjo sëmundje, thonë mjekët, duhet pranuar si të gjitha sëmundjet e tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB