SPAK ka mbyllur hetimit dhe ka kaluar dosjen për gjykim një vit pas arrestimit të Erion Veliajt. Kryetari i Bashkisë së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe me 28 persona të përfshirë do të përballen tani me gjykatën.
Në studion e Top Story, analisti Arion Sulo tha se është tejkaluar koha e paraburgimit, prokurori ka tejkaluar kompetencat dhe ende Veliaj nuk është njohur me dosjen. Kryebashkiaku është pa avokat, tha analisti, ndërsa sipas tij “Veliaj e ka marrë mësimin nga Rama”.
“Ka një ndryshim të retorikës së kryeministrit ndaj Veliajt, duke dashur që të shpëtojë znj. Balluku dhe të kryejë hetimin në gjendje të lirë, kundër asaj që thotë SPAK. Gjykata e ka tejkaluar procesin, kohën e paraburgimit dhe afatet. Veliaj nuk është njohur me dosjen, kjo është skandaloze. Burgjet tona nuk sigurojnë një kompjuter për të parë 60 mijë faqet e dosjes. Është pa avokat dhe audiot që kanë dalë së fundmi nga dita e diel, kanë nxjerrë në pah një sjellje të avokatëve në tejkalim të kompetencave. Pra nuk është njohur me dosjen. Ka kaluar një vit fiks nga arrestimi, çështja kaloi sot për gjykim. Ka të pandehur që u janë parashkruar afatet, po mbahen vetëm sepse mbahet Veliaj. Këtu ka probleme SPAK dhe GJKKO. E treta, po, Veliaj e ka mësuar mësimin nga Rama. Çështja sot kaloi për gjykim, por ai vazhdon të jetë në paraburgim”, u shpreh analisti në Top Story.
Top Channel