“Po shpikni imunitet hyjnor”/ Vendimi për Ballukun ‘përplas’ gazetaren dhe juristin në “Top Story”: Ke ardhur për show këtu?

09/02/2026 21:48

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese 4 me 4 për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, ka përplasur në Top Story gazetaren Anila Hoxha me juristin Plarent Ndreca.

Ndreca mbrojti tezën e heqjes së imunitetit sipas Komisionit të Venecias, ndërsa gazetarja Hoxha tha tani “do të shpiket edhe ndonjë imunitet hyjnor”

Pjesë nga debati mes tyre:

Hoxha: Gjykata dha një vendim pa vendim. Ka në fuqi një vendim, në të cilin u vendos pezullimi nga detyra. Akoma më thjeshtë, megjithëse gjykata ka shpallur vendimin, ende nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Tani do ketë edhe ndonjë imunitet hyjnor. Mos qesh fare.. (i drejtohet Ndrecës)

Ndreca: A ka mundësi ta lexoni Komisionin e Venecias?

Hoxha: Nuk të jap fare përgjigjen. Kur lexoni një vendim, vetëm një paragraf, nuk jeni i ndershëm me publikun, jeni kontradiktor.

Ndreca: Unë thashë ka vendim. Pse acaroheni dhe hidheni kot? 

Hoxha: Ju na mësoni ligjet, unë po ju mësoj shqip që të kuptojnë shqiptarët. 

Ndreca: Nuk po flisni korrekt. Po më akuzoni se po shpik imunitete. 

Hoxha: Kur ma sjell Komisionin e Venecias, lexoje të gjithë zotëri. 

Ndreca: Kërkoj ndjesë që nuk të mora leje!

Hoxha: Ke marrë ekskluzivitetin të na ndriçosh mua dhe publikun!

Ndreca: Po tërheq vëmendjen e publikut!

Hoxha: Aaa ke ardhur për show? Unë nuk kam ardhur për show, kam ardhur të raportoj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB