Kërkesa për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK, Berisha i bën thirrje gjykatës: Mos u ndiko nga akuzat propagandistike që tejkalojnë çdo kufi Gjykata Kushtetuese u nda ditën e premte për pezullimin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës në një votim 4-4 duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO.
Ky vendim ka përplasur në Top Story juristin Plarent Ndreca dhe analistin Arion Sulo. Sipas Ndrecës duhet të merret parasysh imuniteti i Ballukut, ndërsa Sulo hodhi poshtë interpretimin e juristit.
Pjesë nga debati:
Ndreca: Presidenti i Repubëikës ka një nen që thuhet se Presidenti nuk mban përgjegjësi për aktet e tij, ky quhet imunitet funksional. Ai mund të bëjë çdo lloj veprimi edhe çdo lloj akti, edhe nuk mund të fillohet një proces penal për të.
Sulo: Domethënë Presidenti i Republikës mund të falë territoret e Shqipërisë edhe nuk pret asgjë?
Ndreca: Po po, e thotë Kushtetuta.
Sulo: Është për vepra të caktuara, si qenka kjo që Presidenti fal territore?
Ndreca: E thotë Kushtetuta, nuk e them unë.
Sulo: Arrite ta fusësh debatin në truke ligjore.
Ndreca: Nuk e kisha atë qëllim, fati që ti nuk njeh Kushtetutën…
Sulo: Unë Kushtetutën e njoh para 32 vitesh, kur ti nuk e kishe mbaruar shkollën.
Ndreca: Ja që e mbarova.
Sulo: Ky është debat politik, Rama po ndryshon ligjin, edhe unë e kisha lexuar përpara.
Ndreca: Po bëni debat kot.
Sulo: Jo, ti po më thua mua, ti po e bën debatin kot se po e minon debatin. Unë e kam lexuar para 20 vitesh kur ti zotëri ishe në shkollë dhe se di se si e ke marrë.
Ndreca: Çështja është që s’po bëjmë këtë gjë tani, a është kështu si them unë?
Sulo: As Rama s’i ka thënë këto. Po e shkatërron debatin!
Ndreca: Po mirë more zotëri, ka një moderatore emisoni.
Sulo: Unë po të them se debatin po e kalon në absurditet me atë që ka ndodhur. Ti po bën një interpretim që ta hodhi poshtë Eugeni, a ka mundësi të dali koka e bisedës?
Ndreca: Nuk po i shmangem debatit.
Sulo: Ke 20 minuta që flet more burrë.
Ndreca: Është drejtuesja Grida more.
Sulo: Na lodhe more burrë, zonja dhe zotëria nuk ka folur fare.
Top Channel