Shembja e dy ndërtesave në Liban, shkon në 15 numri i viktimave Rënia e ndjeshme e Bitcoinit ka ngjallur frikë tek investitorët e kriptomonedhave.
Që nga fillimi i vitit, çmimi i Bitcoin-it ka rënë me 28% dhe shqetësimi se mund të bjerë nën nivelin 63.295 dollarë, po trondit tregjet globale ku është shtuar ndjeshëm presioni i shitjeve është përhapur ndjeshëm.
Duket se pasiguria politike lidhur me politikën monetare të Shteteve të Bashkuara ka kontribuar në nervozizmin e investitorëve dhe në rritjen e luhatjeve në tregje.
Ekspertët thonë po ashtu se dobësimi i aksioneve të teknologjisë dhe paqëndrueshmëria në tregjet e floririt dhe metaleve të tjera po ndikojnë negativisht edhe kriptomonedhat.
Ata paralajmërojnë se paqëndrueshmëria pritet të zgjasë edhe në periudhën në vijim. Kjo pikiatë e çmimit në nivelin më të ulët të 16 muajve të fundit, vjen pavarësisht mbështetjes personale dhe publike të presidentit amerikan Donald Trump për kriptomonedhat si dhe faktit që jo më larg se tetorin e 2025-sës, Bitcoin kishte mbërritur një rekord historik prej 122.200 dollarësh.
“Ata që kanë investuar më shumë seç duhet, kanë marrë hua të tepërta ose kanë supozuar se çmimet vetëm rriten, tani po përballen me realitetin e paqëndrueshmërisë së tregut dhe rrezikut,” tha për Reuters ekonomisti Joshua Chu.
Investitorët ishin inkurajuar nga angazhimi i Trump-it në sektor dhe mbështetja e tij e hapur për kriptomonedhat, si edhe nga premtimet për lehtësimin e legjislacionit. Bitcoin është kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur në botë, një formë parash digjitale që nuk kontrollohet nga një institucion financiar qendror.
Një nga veprimet e para të Trump-it pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025 ishte një urdhër ekzekutiv për ta bërë SHBA-në “kryeqytetin botëror të kriptomonedhave”.
Top Channel