U kapën duke transportuar 5 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen dy persona në mbikalimin e Kasharit

08/02/2026 11:52

Dy persona janë vënë në pranga nga policia, sepse dyshohen se transportonin emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

Bëhet fjalë për shtetasit A. M., 24 vjeç, dhe I. V., 22 vjeç, banues në Kukës, të cilët u kapën në zonën e “Mbikalimit të Kasharit” duke transportuar 5 emigrantë.

Emigrantëve u ishte kërkuar nga secili nga 2,700 euro, me premtimin se do t’i çonin deri në Francë.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestruar 1 automjet dhe 2 aparate celularë.

Hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vazhdojnë, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB