I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali
Shkon në 6 numri i shoferëve të arrestuar në Durrës për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur, disa prej të cilëve tentuan të shmangeshin nga testimi i alkoolit duke ofruar para për punonjësit e Policisë Rrugore.
Gjatë fundjavës, në kuadër të planit të masave “Fundjava”, policia vuri në pranga 5 drejtues automjetesh që drejtonin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Dy prej tyre, shtetasit N. N. dhe H. M., tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë duke ofruar shuma parash për të shmangur testin e alkoolit dhe arrestimin.
Nga kryerja e testit, rezultoi se N. N. drejtonte automjetin me nivel alkooli 1.62 mg/l, ndërsa H. M. 1.57 mg/l.
Gjatë monitorimeve intensive, u arrestuan gjithashtu shtetasja D. M. (1.22 mg/l) dhe shtetasi D. Ç. (2.21 mg/l) për drejtim në gjendje të dehur. Po ashtu, në rrugën “Hysen Kertusha” u arrestua shtetasi R. D., i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia Rrugore e Durrësit apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos drejtojnë në gjendje të dehur, të respektojnë sinjalistikën dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit.
Top Channel