foto ilustruese

Katër shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar nga strukturat e Policisë së Tiranës gjatë kontrolleve në terren, në kuadër të operacionit “Catch”.

Rastet e arrestimeve:

G. I., 30 vjeç – Arrestuar nga specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit Nr. 2. Shtetasi ishte në kërkim nga Prokuroria për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Më 1 dhjetor 2025, ai ka plagosur një person me mjet prerës, ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu gjet dhe iu sekuestrua cannabis sativa.

R. R., 30 vjeç – Arrestuar nga specialistët e Hetimit të Krimeve në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve. Ky shtetas ishte i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i kishte mbetur për të vuajtur 1 vit, 5 muaj e 19 ditë.

E. M., 19 vjeç – Arrestuar nga specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit Nr. 1. Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”. Shtetasi iu dorëzua DVP Durrës për veprime të mëtejshme.

A. D., 22 vjeç – Arrestuar nga specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit Nr. 4. Për të ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Përndjekja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB