Pas shiritit të prerë dhe fjalimeve zyrtare, kompleksi memorial i At Gjergj Fishtës ka mbetur… i mbyllur.
I ndërtuar ne truallin ku lini At Gjergj Fishta dhe u inaugurua nga Kryeministri, sot dyert e këtij objekti me vlera të jashtëzakonshme kulturore nuk janë ende të hapura për publikun.
Qytetarë dhe turistë ndalen për të parë nga afër vendlindjen e një prej figurave më të mëdha të kombit shqiptar, duke e kthyer këtë territor në një pikë gjithnjë e më të vizituar të turizmit kulturor. Por ky interes përplaset jo vetëm me dyer të mbyllura, por edhe me një realitet absurd: objekti ende nuk ka as energji elektrike, duke e lënë një investim publik në errësirë
Studiuesi dhe historiani, Paulin Zefi tregon se Bashkia ka paraqitur kërkesë për ta marrë këtë kompleks nën administrim, me qëllim hapjen dhe funksionalizimin e tij, por një kërkesë e tillë nuk është miratuar, pasi objekti vijon të jetë nën administrimin e Ministrisë së Kulturës.
Një situatë që ngre pikëpyetje mbi menaxhimin e këtij investimi publik dhe mbi afatet se kur ky kompleks memorial do të jetë realisht në shërbim të turisteve.
Ky kompleks memorial, nën administrimin e Ministrisë së Kulturës, është realizuar me një vlerë investimi prej 960 milionë lekësh te vjetra por qe prej Marsit te 2025 dyert e tij nuk u hapen me.
Top Channel