Fshati i gështenjave, burimi kryesor i të ardhurave/ Banorët: Mbajmë familjet me to

08/02/2026 12:33

Në fshatin Gështenjas të Pogradecit, gështenja mbetet burimi kryesor i të ardhurave për dhjetëra familje.

Edhe pse sezoni i mbledhjes përfundon në vjeshtë, ndikimi i këtij aktiviteti shtrihet gjatë gjithë dimrit.

Banorët tregojnë se të ardhurat nga gështenja janë vendimtare për përballimin e shpenzimeve të përditshme, në një zonë ku mundësitë e tjera të punësimit janë të kufizuara.

Çmimi i produktit në treg dhe sasia e mbledhur gjatë sezonit përcaktojnë nivelin e jetesës për gjithë vitin.

Sipas tyre shqetësim mbetet ulja e prodhimit ndaj ata  shpresojnë që kjo pasuri natyrore të ruhet dhe të vazhdojë të jetë burim jetese për komunitetin.

Ndërsa dimri shkon drejt fundit dhe banorët presin sezonin e ri të mbledhjes, gështenja mbetet mbështetja kryesore ekonomike për familjet e Gështenjasit.

Të ardhurat e siguruara nga kjo pasuri natyrore vazhdojnë të mbajnë gjallë jetesën në fshat, duke e bërë gështenjën elementin kyç që mban gjallë ekonominë e fshatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB