11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në Telegram.
Sulmi ndodhi rreth orës 23:10, kur forcat ruse përdorën sisteme të shumëfishta lëshimi raketash. Dy nga gratë, 86 dhe 44 vjeç, u dërguan në spital, të tjerët morën kujdes mjekësor në vendngjarje.
Sipas raportimeve, në sulmet e mëtejshme ruse u plagosën edhe nëntë persona të tjerë në Kherson.
Forcat ruse sulmuan Ukrainën gjatë natës me 101 dronë, përfshirë rreth 70 dronë Shaheed, nga të cilët mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi ose çaktivizoi 69. Gjatë sulmeve u regjistruan 32 goditje në 13 vende të ndryshme, ndërsa mbeturinat e dronëve shkaktuan dëme të vogla edhe në zona të tjera.
Në qytetin e Odesës, forcat ruse goditën një strukturë industriale dhe dëmtuan dritaret e një ndërtese fetare, sipas guvernatorit rajonal Serhiy Lysak. Ai theksoi se dëmet në objektet industriale dhe banesat përreth ishin “minimale” dhe shërbimet publike po vepronin për t’i rikuperuar.
Gjithashtu është raportuar se gjatë sulmeve është goditur edhe rrjeti elektrik i Kievit, duke e lënë qytetin dy orë pa drita.
Top Channel