“The Telegraph” artikull për shqiptarët në Angli: Postojnë video në TikTok, tregojnë si të shmangin ndalimet nga oficerët e emigracionit Kush është mësuesi i anglishtes që u shkarkua nga detyra pasi predikonte fenë me nxënësit e arsimit bazë në shkollën Gustav Mayer në Tiranë?
Top Channel mëson se profesori nuk ka telefon dhe mundësi komunikimi drejtpërdrejtë me të, por sipas profileve online të hapura para shumë vitesh, Dritan Zaimi paraqitet si një figurë me formim akademik në gjuhë të huaja dhe me aktivitet paralel letrar.
Dritan Zaimi ka lindur më 5 maj 1975 në Gramsh. Ai ka përfunduar shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Tiranë në vitin 1993 dhe në vitin 1997 është diplomuar si mësues i gjuhës angleze në Universitetin e Tiranës.
Në website virtuale ai prezantohet se ka filluar të shkruajë vargje që në moshë shumë të vogël. Në vitin 2001 botoi përmbledhjen e tij të parë me poezi “Dhimbja”. Në krijimtarinë e tij letrare, vihet re një prani e theksuar e tematikave filozofike dhe shpirtërore, ku përdoren simbole që lidhen me jetën dhe vdekjen. Poezitë e publikuara online tregojnë një autor që reflekton mbi raportin e njeriut me të shenjtën.
Në orët e mësimit me nxënësit ju shfaqte video për Perëndinë dhe ju jepte detyra për urdhërimet e fesë që mendohet se përfaqësonte dëshmitarët e jehovait. Në një nga poezitë e tij shkruante “Atë që s’e kuptojmë e quajmë budalla. Atë që s’na kupton përsëri e quajmë budalla.”
Disa nga postimet e tij në Facebook:
“Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?.” 37 Dhe Jezusi i tha: “”Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde”. 38 Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. 39 Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten”. 40 Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët.”
MATEU 5:17 “Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t’i shfuqizuar, po për t’i plotësuar.
Gjoni 13:34 Po ju jap një urdhërim të RI: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin.
Top Channel