Pas zjarreve masive që përfshinë zonën e Finiqit, duke djegur sipërfaqe të mëdha dhe duke vënë në vështirësi shërbimin zjarrfikës, të rinjtë e bashkisë ndërmorën një nismë konkrete për të ndihmuar në përballimin e emergjencave.
Përmes kontributeve të mbledhura nga të rinjtë e zonës dhe emigrantët nga Finiqi, u siguruan pajisje dhe mjete pune për trupën zjarrfikëse, të cilat kishin munguar prej vitesh.
Mes pajisjeve të dhuruara janë veshje speciale, maska mbrojtëse, këpucë, pompa dore dhe radio komunikimi për zona pa sinjal. Dorëzimi i tyre u bë publikisht në një ceremoni, ku morën pjesë edhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe të prefekturës.
Nisma u nxit nga vetë të rinjtë, të cilët gjatë verës ishin në terren krah zjarrfikësve dhe panë nga afër mungesat e mëdha me të cilat përballej shërbimi zjarrfikës.
Top Channel