Rikthimi i odave shqiptare/ Mjeshtri i punimeve me dru në Elbasan përpiqet të rikthejë tavanet dekorative

07/02/2026 15:30

Prej më shumë se dy dekadash, Kleandro Peshtani ushtron pasionin që i ka rrënjët e thella në trashëgiminë e tij familjare.

Punimet artistike me dru, të thurura në detaje mbeten dekori më i bukur që na lidh me traditën.

Teksa në Elbasan ka marrë jetë projekti për rivitalizimin e kalasë Kleandro po sjell diçka të veçantë. Ai synon rikthimin e traditës së dikurshme të odave shqiptare përmes tavaneve dekorative me dru.

Edhe pse duket sikur punimet e drurit nuk vlerësohen sa duhen, synimi për zhvillimin e turizmit duhet të shkojë në shinat e traditës pasi çdo vizitor kërkon autenticitetin dhe Shqipëria ka një pasuri të rrallë në këtë drejtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB