“Leje gruan se s’të bëri djalë”/ Përlotet Baby G, flet për humbjen dhe paragjykimet familjare

07/02/2026 16:45

Baby G ka bërë një rrëfim prekës, duke hapur një plagë të thellë që e ka shoqëruar familjen e saj që nga vitet e para të jetës.

E përlotur, banorja e BBV tregoi historinë e vëllait të saj, fëmijës së parë të familjes, i cili humbi jetën menjëherë pas lindjes.  Pas kësaj tragjedie, familja e saj u bekua me tri vajza, por dhimbja nuk ishte sfida e vetme me të cilën u përballën.

Baby G zbuloi se prindërit e saj u vunë përballë një presioni të fortë shoqëror, sidomos babai i saj, i cili sipas saj dëgjonte vazhdimisht komente fyese dhe paragjykuese.

Njerëzit i thoshin babait tim: ‘Leje gruan se nuk po të bën djalë‘, rrëfeu ajo, duke e cilësuar këtë si një nga përvojat më të rënda dhe më të padrejta për familjen e tyre.

Pavarësisht këtyre zërave, babai i Baby G nuk u dorëzua asnjëherë përballë mentalitetit të vjetër. “Përkundrazi, ai qëndroi i palëkundur pranë bashkëshortes dhe vajzave të tij, duke i mbrojtur dhe duke u shprehur gjithmonë krenar për familjen që kishte”, shtoi banorja.

Këngëtarja e përmbylli rrëfimin duke e quajtur të atin një shembull force dhe dashurie, ndërsa historia e saj preku thellë banorët e shtëpisë dhe publikun, duke rikthyer në vëmendje paragjykimet që ende ekzistojnë në shoqëri. /TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB