Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln
Një gabim që i kushtoi plot 44 miliardë dollarë bursës së kriptomonedhave Bithumb në Korenë e Jugut, e cila njoftoi se të premten kishte shpërndarë gabimisht 620,000 bitcoin tek klientët e saj, duke shkaktuar një valë paniku dhe likuidimesh në treg.
Bithumb kërkoi falje për incidentin dhe njoftoi se kishte rikuperuar 99.7% të kriptomonedhave brenda 35 minutave, duke bllokuar transaksionet dhe tërheqjet për 695 klientët e prekur.
BITHUMB ACCIDENTALLY SENDS OUT 2000 BTC TO USERS WHO IMMEDIATELY MARKET DUMP
A major operational mistake at South Korea’s crypto exchange Bithumb reportedly led to the accidental distribution of 2,000 BTC ($130M) instead of 2,000 KRW ($1.50) as a rewards payout.
According to… pic.twitter.com/GonGPdJ97r
— Bitcoin News (@BitcoinNewsCom) February 6, 2026
Gabimi ndodhi gjatë një fushate promovuese, ku bursa planifikonte të shpërblente secilin klient me një bonus prej 2,000 won. Në vend të kësaj, çdo klient mori 2,000 bitcoin. Bithumb sqaroi se incidenti nuk ishte rezultat i një sulmi kibernetik dhe nuk ndikoi në sigurinë e sistemit apo të aseteve të klientëve.
Pas shpërndarjes së gabuar, çmimi i bitcoin ra me 17% në 81.1 milionë won, por më vonë u rikuperua në 104.5 milionë won.
Bithumb është platforma e dytë më e madhe e shkëmbimit të kriptomonedhave në Korenë e Jugut, pas Upbit.
Top Channel