Dashnor Sula kryeinspektor, reagon Berisha: Tradhti e lartë të kapësh flamurin e Ramës, mollë e kalbur

07/02/2026 12:46

Sali Berisha nuk e ka kursyer reagimin e ashpër për ish deputetin demokrat Dashnor Sula, i cili u emërua dje në krye të Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

“Nëse tradhtia ndaj atdheut ndihet e larë, edhe tradhtia ndaj idealeve më të shenjta të demokracisë nuk ka pse të mos quhet tradhti e lartë. Është absolutisht e njëjta gjë në doktrinë”, deklaroi Berisha.

Të tradhtosh ata të cilët burra dhe gra fisnikë kanë 12 vjet që s’të kthejnë shpinën, por të mbështesin me gjithë gabimet, dhe të dalësh në kohën më të zezë të Ramës dhe të kapësh flamurin e zi të Ramës, ke kryer aktin më të lartë të tradhtisë”, shtoi Berisha.

Berisha theksoi se emërimi i Sulës konfirmon, natyrën e vërtetë politike të ish-deputetit.

“E kuptoni vetë se çfarë mollë e kalbur ka qenë”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB