Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes
07/02/2026 11:28
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes për avokatin Ulian Bajrami, i cili u arrestua brenda sallës së gjyqit pas debatit me prokurorin Gjergj Ceka më 17 tetor 2025 në Elbasan.
“Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes për procedimin penal nr. 7882, të regjistruar për veprat penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’, ‘kundërshtimit dhe goditjes së gjyqtarit’ dhe ‘kanosjes së gjyqtarit’ ndaj shtetasit Ulian Bajrami për ngjarjen e regjistruar më 17.10.2025 në Elbasan“-thuhet në njoftim, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Uljan Bajrami u arrestua me iniciativë nga oficeri i policisë gjyqësore pasditen e 19 Tetorit pas një debati në seancë gjyqësore me prokurorin Gjergj Ceka.
Top Channel