Tragjedi në Australi/ Prindërit vrasin veten së bashku me dy fëmijët autikë, mesazhi që lanë në derë paralajmëronte policinë

06/02/2026 08:26

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mosman Park, një periferi e qetë e Perth, Australi. Një familje është gjetur e vdekur në banesë përfshirë prindërit dhe dy fëmijët e tyre autikë. Në derën e banesës ishte lënë një mesazh: “Mos hyni. Thërrisni policinë.”

Çifti Jarrod Clune dhe Maiwenna Goasdoue, së bashku me djemtë e tyre Leon, 16 vjeç, dhe Otis, 14 vjeç, të dy me autizëm të rëndë, kishin planifikuar gjithçka në detaje dhe kishin lënë një letër ku shpjegonin arsyet dhe mënyrën se si dëshironin të administronin pasurinë e tyre pas vdekjes.

Ata kishin vendosur të merrnin me vete edhe tre kafshët shtëpiake që ishin pjesë e përditshmërisë së familjes.

Fëmijët Leon dhe Otis kishin nevojë për kujdes të përhershëm, pasi autizmi i tyre ishte agresiv, duke sjellë ulje-ngritje emocionale, të qara dhe shpërthime zemërimi, shkruan Corriere.

Autoritetet lokale po hetojnë shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe tek fqinjët dhe komuniteti, duke rikujtuar sfidat e pafundme që prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara përballen në jetën e përditshme, shpesh pa mbështetje të mjaftueshme nga shteti apo shoqëria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB