BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve ndaj rusëve për luftën në Ukrainë, Ursula von der Leyen: Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 6,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në jug të Filipineve, si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga stuhia tropikale Penha, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Stuhia goditi provincën Surigao del Sur në juglindje të vendit të enjten në mbrëmje, pasi u formua në Oqeanin Paqësor. Deri mesditën e së premtes, ajo ndodhej pranë provincës Bohol, duke sjellë erëra të qëndrueshme deri në 55 km/orë dhe shpërthime që arrinin deri në 70 km/orë, sipas shërbimit meteorologjik.
Në qytetin Cagayan de Oro, një çift bashkë me dy fëmijët e tyre humbën jetën pasi shtëpia e tyre e improvizuar u shemb nga një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga reshjet e dendura, deklaroi drejtori rajonal i Mbrojtjes Civile, Antonio Sugarol.
TROPICAL CYCLONE BULLETIN NR. 16
Tropical Storm #BasyangPH (PENHA)
Issued at 8:00 AM, 06 February 2026
Valid for broadcast until the next bulletin at 11:00 AM today.“BASYANG” IS NOW OVER BOHOL SEA AND HEADING TOWARDS CENTRAL VISAYAS. pic.twitter.com/6inCkxwupR
— PAGASA-DOST (@dost_pagasa) February 6, 2026
Ndërkohë, në qytetin Iligan, rreth 55 kilometra në jugperëndim, shumë banorë mbetën të bllokuar në banesat e tyre për shkak të rritjes së nivelit të ujërave. Një grua kërkoi ndihmë përmes një stacioni radiofonik, duke njoftuar se ishte e bllokuar me tre anëtarë të familjes në katin e dytë të shtëpisë. Autoritetet konfirmuan se ekipet e shpëtimit janë angazhuar në zonat e përmbytura.
Major flooding in Barangay Mahayahay, Iligan City in the Philippines due to Tropical Storm Penha (BasyangPH) pic.twitter.com/ZcLdvw8h0x
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) February 6, 2026
Sipas Mbrojtjes Civile, mbi 5,800 persona janë strehuar në qendra emergjente në provincat jugore dhe qendrore të vendit, ndërsa aktiviteti mësimor është pezulluar në disa zona.
Probleme serioze janë shënuar edhe në transportin detar. Rreth 5,000 pasagjerë dhe punëtorë të mallrave mbetën të bllokuar në 94 porte, pasi autoritetet ndaluan përkohësisht lëvizjen e anijeve për shkak të kushteve të rrezikshme në det.
Stuhia Penha, e cila ka një shtrirje me reshje shiu dhe erëra prej rreth 660 kilometrash, pritet të dobësohet në një depresion tropikal teksa lëviz drejt veriperëndimit, në drejtim të provincës Palawan.
Filipinet përballen çdo vit me rreth 20 tajfune dhe stuhi tropikale dhe ndodhen në një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik, çka i bën ato një nga vendet më të rrezikuara në botë nga fatkeqësitë natyrore.
Top Channel