BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve ndaj rusëve për luftën në Ukrainë, Ursula von der Leyen: Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë

06/02/2026 18:53

Komisioni Europian ka prezantuar paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, si përgjigje ndaj vazhdimit të luftës në Ukrainë dhe sulmeve të vazhdueshme ndaj objektivave civile.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se ndërsa Ukraina po mbrohet “me guxim të jashtëzakonshëm” në fushën e betejës, Kremlini po intensifikon krimet e luftës duke goditur qëllimisht shtëpitë dhe infrastrukturën civile.

Sipas saj, impiantet e energjisë dhe sistemet e ngrohjes janë vënë në shënjestër, duke lënë komunitete të tëra pa energji elektrike në temperatura shumë të ulëta.

“Kjo nuk është sjellja e një shteti që kërkon paqe. Është sjellja e një kombi që zhvillon një luftë shkatërruese kundër një popullsie civile të pafajshme”, u shpreh von der Leyen.

Ajo paralajmëroi se Rusia do të ulet në tryezën e bisedimeve vetëm nëse i bëhet presion i vazhdueshëm ndërkombëtar, duke theksuar se “kjo është e vetmja gjuhë që Rusia e kupton”.

Paketa e re e sanksioneve synon të godasë sektorë kyç të ekonomisë ruse, përfshirë energjinë, shërbimet financiare dhe tregtinë, me qëllim dobësimin e aftësisë së Moskës për të financuar luftën në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB