Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve dhe Presidentin e vendit, indeksohen me 2.5%
Mazhoranca nuk tërhiqet nga ideja e saj e kahershme për të rishikuar reformën në drejtësi. Qëndrimin e shumicës qeverisëse e përfaqësoi në emisionin Top Story kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.
“Magjistraturës në përgjithësi u themi ‘merrni përgjegjësitë që ju ka ngarkuar Kushtetua, ligji, por edhe defektet ku i keni dhe rregulloheni. ‘Rregullohuni’. Pse? Rregullohuni sepse janë garantuar mekanizmat sot që pushteti të funksionojë si pushtet i pavarur, janë garantuar mekanizmat e llogaridhënies. Ne po i themi sistemit të drejtësisë ‘e keni një strategjike për reduktimin e backlogut në gjykata. U referohem gjykatave të largohen nga roli i noterit dhe të ngrihen në lartësinë që u ngarkon Kushtetuta. Për gjyqtarët ekziston vetëm prova. Vëreni gishtin mendjes, se do të ndërhyjmë në sistem”, tha Manja në Top Story.
Kur kanë kaluar 10 vjet nga miratimi konsensual në parlament, PS dhe PD kanë ndryshuar pozicionet për reformën në drejtësi. Sali Berisha i mbylli derën prekjes së sistemit, të paktën për momentin: “Partia Demokratike nuk bëhet pjesë në mënyrë absolute e asnjë ndërhyrje”.
Prioritet i momentit për Sali Berishën është largimi i Edi Ramës, të cilin e akuzoi se po hedh në erë procesin e integrimit me dy dosje, AKSH-në dhe Ballukun.
“Burime shumë serioze informojnë se për diskutimet e gjera që po zhvillohen në kancelaritë evropiane dhe në BE, në të cilat nuk përjashtohet edhe opsioni i zhbërjes së plotë të procesit të integrimit në BE për shkak të këtyre qëndrimeve antikushtetuese, antidemokratike, antiligjore që mban Edi Rama në rastin e dosjes së tij, por në aparencë Ballukut dhe AKSHI-t”, tha Berisha.
Berisha paralajmëron se Ramën do ta largoje me kryengritje paqësore, e radhës është ajo e 10 shkurtit.
Top Channel