Reshje të dendura shiu në Himarë, përmbyten rrugët e qytetit, uji depërton në ambientet e Policisë

06/02/2026 12:54

Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë rënë në jug të vendit, veçanërisht në qytetin e Himarës, kanë shkaktuar daljen nga shtrati të përroit që kalon në mes të qytetit.

Si pasojë, janë përmbytur rrugët, ndërsa uji ka depërtuar edhe në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë.

Në katin e parë të këtij institucioni ka hyrë ujë, ndërkohë që efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke ngritur pajisjet nga toka për t’i shpëtuar nga dëmtimi.

Situata vijon të mbetet problematike, pasi reshjet kanë qenë intensive dhe të pandërprera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB