Reshje shiu edhe në Durrës, përmbyten disa rrugë të qytetit, bllokohet një aks i lëvizjes në zonën e Currilave
Personi në foto është Marash Gjikola, 57 vjeç, të cilit iu vendos një sasi eksplozivi në automjetin e tij mbrëmjen e së enjtes.
Sipas informacioneve zyrtare, Gjikola, me precedent të mëparshëm kriminal, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë se, teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në aksin Shëndëlli–Vrinë, ka dëgjuar zhurma të pazakonta në mjet. Pas ndalimit, ai ka konstatuar praninë e një sasie lënde të dyshuar eksplozive.
Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Policisë, ndërsa më pas janë përfshirë edhe ekspertë të krimeve të rënda nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, si dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s.
Në automjetin e tij u konstatua një sasi lënde eksplozive e vendosur në sediljen e pasme . Shpërthimi dyshohet se do të aktivizohej me telekomandë.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Dedë Gjini, i cili dyshohet si person i përfshirë në vendosjen e eksplozivit.
Top Channel