Dosjet e Epstein, një i burgosur misterioz hyri në qelinë e tij natën që kreu vetëvrasje?
Vdekja e modeles 21-vjeçare spanjolle, Cristina Perez Galchenko, ka tronditur botën e showbiz-it dhe modës.
Ajo ishte një modele e njohur që kishte punuar me shtëpi të mëdha mode dhe ishte vajza e ish-portierit ndërkombëtar spanjoll, Nacho Perez.
Sipas raportimeve të Daily Mail, 21-vjeçarja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Caleta De Velez, pranë Malagas, ndërsa autoritetet lokale kanë përjashtuar për momentin dyshimet për vrasje.
ÜNLÜ MODEL EVİNDE ÖLÜ BULUNDU
İspanyol futbol yıldızının kızı Cristina Perez Galcenco, 21 yaşında hayatını kaybetti.
Kariyerine 14 yaşında başlayan Cristina, Avrupa’nın en gelecek vaat eden modellerinden biri olarak kabul ediliyordu.
Güvenilir kaynaklar, ölümünün şüpheli bir… pic.twitter.com/nqdN4bQXjd
— Naz Haber 🌺🌸 (@Nazcansuhaber) February 6, 2026
Cristina, e lindur në Lanzarote, konsiderohej një yll në ngritje në industrinë e modës, duke ecur në pasarelat e qyteteve kryesore të modës si Londra, Madrid, Milano dhe Paris.
⚫️ Muere la modelo canaria Cristina Pérez Galcenco a los 21 años. Nacida en Lanzarote, y con una prometedora carrera internacional, la modelo fue hallada sin vida en su domicilio situado en Málaga. Fuentes del entorno familiar de la joven han revelado que su muerte correspondió a… pic.twitter.com/Q0FIoRrEiD
— Ultimas Noticias Canarias (@UNCanarias) February 6, 2026
Trupi i saj pritet të transferohet në Asturias, në veri të Spanjës, për funeralin. Deri tani, prindërit e saj, Nacho Perez dhe Tatiana Galchenko, nuk kanë bërë komente publike.
Top Channel