Shpërthim brenda xhamisë në kryeqytetin e Pakistanit, disa besimtarë të vrarë 06/02 11:39
Kremlini ka reaguar pas atentatit me armë zjarri ndaj një zyrtari të lartë ushtarak rus mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Sipas zëdhënësit Dmitry Peskov, presidenti Vladimir Putin është informuar për sulmin ndaj gjeneralit Vladimir Alexeyev. Ai bëri të ditur se shërbimet speciale ruse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Kremlini i uron gjeneralit shërim të shpejtë”, deklaroi Peskov.
Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për atentatin, ndërsa autori i dyshuar mbetet ende në arrati. Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
Top Channel