Vizita në Washington, Balliu takohet me kongresmenin Pete Sessions, deputeti i PD: Diskutuam problemet e demokracisë në Shqipëri

05/02/2026 18:15

Deputeti i PD Klevis Balliu ka ndarë foto nga takimi me kongresmenin Pete Sessions gjatë vizitës së tij në Washington, në forumin e sigurisë.

“Ishte kënaqësi të takohesha me kongresmenin Pete Sessions, me të cilin diskutuam mbi kapjen e drejtësisë në Shqipëri dhe përdorimin e saj nga qeveria si armë për të goditur kundërshtarin politik.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutuan problemet serioze të demokracisë në Shqipëri, si dhe përdorimi i karteleve të drogës në proceset elektorale”, shkruan Balliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB