Crans-Montana, hoteli mbyllet për shkelje të rregullave të sigurisë nga zjarri
Moti i keq vazhdon të shkaktojë ndërprerje të udhëtimeve dhe fluturimeve në Gjermaninë verilindore.
Aeroporti i Berlinit është mbyllur për shkak të borës dhe akullit, ndërsa shumë zona të qytetit janë të paarritshme. Një person vdiq pasi ra në një liqen të ngrirë. Pak para orës 21:00, aeroporti i Berlinit/Brandenburgut pezulloi operacionet, pasi ngritjet dhe uljet ishin të pamundura për shkak të ngricës së madhe. Problemet vazhduan gjatë gjithë ditës, me më shumë se 60 fluturime të anuluara deri në mesditë.
Më parë, një burrë ra në liqenin e ngrirë Hallensee në Berlinin perëndimor dhe, megjithëse u shpëtua nga zjarrfikësit, vdiq më vonë në spital. Në autostradën A10, pranë Potsdamit në Brandenburg, 19 persona u plagosën në aksidente trafiku për shkak të sipërfaqes së akullit në rrugë.
Shërbimi Federal Meteorologjik (DWD) po paralajmëron gjithashtu për një rrezik në rritje për shkak të një vale të re ngrice që pritet të godasë rajonin më të gjerë Berlin-Brandenburg gjatë natës. Sot, pas reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut, shumica e rrugëve ishin të mbuluara me dëborë dhe akull të trashë, por gjatë ditës, ekipet komunale arritën të pastrojnë pjesën më të madhe të rrjetit rrugor.
Sipas DWD, Berlini përjetoi janarin më të ftohtë në 16 vjet, me temperatura që mbetën nën zero për javë të tëra, ndërsa kushtet ekstreme çuan në përdorimin e kripës, e cila ishte pezulluar sepse konsiderohej e dëmshme për qentë dhe pemët. Megjithatë, kripa speciale nuk lejohet të përdoret nga individë privatë.
Top Channel