U helmuan nga rrjedhja e gazit, zbulohen identitetet e katër anëtarëve të familjes shqiptare që humbën jetën në Itali

05/02/2026 09:52

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në një komunë në provincën e Luccës, ku katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbën jetën nga një rrjedhje monoksidi karboni.

Sipas hetimeve të para, rrjedhja ka ndodhur për shkak të një kaldaje me defekt në shtëpinë e familjes, në Via Galgani.

Corriere della Sera ka zbuluar identitetet e viktimave: Arti Kola, 48 vjeç, kryefamiljari; Jonida Kola, 43 vjeç, nëna; Hajdar Kola, djali 22-vjeçar, dhe Xhesika Kola, vajza 15-vjeçare.

Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit, u shpëtua në gjendje kritike. Ai kishte arritur në vendngjarje pasi familja nuk po i përgjigjej telefonatave dhe kishte ngritur alarmin.

Pas mbërritjes në shtëpinë e trekatëshe, ai dhe karabinierët trokitën disa herë në derë, por nuk morën përgjigje. Ata e hapën derën me forcë dhe, sapo hynë, u përballën me një skenë dramatike, ku katër trupa të pajetë të shtrirë përtokë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB