Vizita e Ramës në Vatikan, Kryeministri ndan pamjet: Ndjesia e veçantë në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë
Katër anëtarë të një familje që dyshohet të jetë shqiptare, kanë humbur jetën nga helmimi me monoksid karboni në një shtëpi në Rughi, një qytet në provincën e Luccës në Itali.
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur një familje e tërë u gjet e pajetë nga helmi vdekjeprurës që ishte shkaktuar nga një shpërthimi i monoksidit të karbonit.
Sipas raportimeve të autoriteteve po hetohet për të zbuluar më shumë detaje mbi ngjarjen. Viktimat janë një baba 48-vjeçar, një nënë 43-vjeçare dhe dy fëmijë, të moshës 22 dhe 15 vjeç, por emrat e tyre nuk janë zbuluar ende nga autoritetet.
Vëllai i 48-vjeçarit, i cili shkoi për t’i kontrolluar pasi asnjë nuk po përgjigjej, u transportua në Spitalin Cisanello në Piza në gjendje kritike.
Makina e shpëtimit nga Lucca, ambulancat, si dhe shërbimet e zjarrfikësve, reaguan menjëherë, duke hyre në shtëpi për të shpëtuar ata që mund të ishin ende të gjallë.
“Familja e viktimave dyshohet të jetë me origjinë të huaj, me shumë mundësi nga Shqipëria”, shkruan Tgcom24. Tragjedia ka tronditur komunitetin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet e plota të këtij helmimi fatal.
Top Channel