Hetimi i bujshëm në Itali, i moshuari dyshohet se u pagua nga ushtria serbe për të vrarë njerëz të pafajshëm në Sarajevë në ’90-ën
Autoritetet japoneze në qytetin Fujiyoshida, pranë malit Fuji, kanë anuluar festivalin vjetor të luleve të qershisë për shkak të fluksit të pakontrollueshëm të turistëve dhe problemeve serioze për banorët vendas.
Sipas bashkisë, rritja e ndjeshme e vizitorëve ka sjellë trafik të rënduar, mbeturina dhe shkelje të rënda të privatësisë. Banorët raportojnë raste të hyrjes pa leje në oborre private, përdorim të ambienteve si tualete dhe sjellje fyese ndaj komunitetit lokal.
Kryetari i bashkisë, Shigeru Horiuchi, deklaroi se festivali, i cili organizohej prej 10 vitesh në parkun Arakurayama Sengen, rrezikon “jetën e qetë dhe dinjitetin e qytetarëve”, duke shtuar se qyteti po përballet me një situatë krize nga mbingarkesa turistike.
Gjatë sezonit të lulëzimit, deri në 10 mijë turistë vizitojnë çdo ditë zonën, një rritje që autoritetet ia atribuojnë monedhës së dobët japoneze dhe ndikimit të rrjeteve sociale.
Edhe pse festivali është anuluar, autoritetet presin një numër të lartë vizitorësh gjatë muajve prill dhe maj, ndërsa Japonia vazhdon të marrë masa për të frenuar turizmin masiv, një problem që po prek gjithnjë e më shumë destinacionet e njohura në botë.
Top Channel