Një 39-vjeçar është ndjekur penalisht nga policia në Berat, pasi shiste pa kuponë tatimor, edhe online, ora dore të kontrabanduara imitime të markave të ndryshme.

Policia njofton se për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 39 vjeç.

Nga kontrolli në subjektin e tij, u gjetën 191 ora dore, imitime të markave të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat shiteshin edhe online.
Shtetasi nuk kishte fatura blerjeje për mallrat dhe as nuk lëshonte kuponë tatimor kur i shiste.

Kontrollet kundër paligjshmërive në fushën ekonomike, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB