“E gjeta përgjuesin, por nuk e lëviza”/ TCH zbardh dëshminë e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi Banorë që preken nga projekti për Transformimin e Integruar të Durrësit (TID) i janë rikthyer protestave para Bashkisë.
Ata akuzojnë qeverisjen vendore për mungesë transparence dhe heshtje ndaj kërkesave të tyre, duke kërkuar pezullimin e projektit dhe ngritjen e një komisioni hetimor për të.
74 familje preken drejtpërdrejt nga zbatimi i projektit, i cili parashikon prishjen e pronave të tyre dhe shpronësimin me vlera më të ulëta se çmimi i tregut, në një zonë me rëndësi historike për qytetin.
Protestuesit theksojnë se nuk janë kundër zhvillimit të qytetit, por kundër mënyrës se si po realizohet projekti, pa konsultim dhe pa garanci për të drejtat e pronës.
Në mbështetje të tyre ishte edhe deputeti i Durrësit, Igli Cara.
Banorët paralajmërojnë vijimin e protestive, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Top Channel