Përplasen dy automjete në Gjirokastër-Tepelenë, plagosen tre persona
05/02/2026 10:02
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Gjirokastër–Tepelenë.
Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur tre persona.
Sipas informacionit të marrë, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ata janë transportuar në spital. ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.
Top Channel