Selin ka folur për raportin e saj me Gimbon, duke zbuluar dhe ndjesitë që ka për të.
Ajo shpreh vlerësimin që ka për banorin, duke theksuar se është e vetmja marrëdhënie korrekte që ka në shtëpinë e BBV. “Kur jam me të jetoj, e kam shumë përzemër’, thotë ndër të tjera Selin.
“Me Gimbon, mendoj se është e vetmja marrëdhënie korrekte këtu brenda që kam patur ndonjëherë. Kur jam me Gimbon mendoj që jetoj, që do të thotë, nuk jam kaq e përfshirë në lojë. Mendoj që si raport përveç se është korrekt, kemi një kimi shumë të fortë. E vlerësoj shumë si djalë dhe kam shumë respekt, dhe më pëlqen që është shumë detajist. E kam shumë përzemër.“, rrëfehet Selin.
View this post on Instagram
Top Channel