Kishte kërkuar divorcin/ 30-vjeçarja në Gjirokastër dhunohet nga burri, vëllai dhe xhaxhai i saj, të tre bien në pranga

05/02/2026 13:55

Katër persona janë vënë në pranga dhe ndaj tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë, pasi dyshohet se kanë dhunuar një 30-vjeçare, e cila është pjesë e familjes së tyre, për shkak se kjo e fundit kërkoi divorcin.

Shtetasit, të cilët u arrestuan, janë: A. A., 34 vjeç, vëllai i 30-vjeçares, dhe S. A., 54 vjeç, xhaxhai i saj, të dy banues në Tiranë. Ata u kapën dhe u lokalizuan me ndihmën e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

L. L., 43 vjeç, bashkëshorti i 30-vjeçares, banues në Këlcyrë.

Ndërkohë, për shtetasin E. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar në këtë ngjarje.

Sipas hetimeve, më datë 10 janar 2026, këta persona, për shkak të një konflikti familjar që kishte të bënte me kërkesën për divorc të 30-vjeçares, e kanë mbajtur atë me forcë në automjet dhe më pas e kanë dhunuar.

Materialet janë kaluar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB