Shpërthimi brenda xhamisë në kryeqytetin e Pakistanit, shkon në 31 numri i viktimave
Një italian është duke u hetuar lidhur me pretendimet se ka paguar anëtarët e ushtrisë së serbëve të Bosnjës për të udhëtuar në Sarajevë, ku ka vrarë civilë në konfliktin e viteve ’90.
Prokurorët në Milano janë duke hetuar individë lidhur me atë që është njohur si “turizëm i snajperëve”.
Italiani 80-vjeçar po hetohet për vrasje, ka thënë një burim për “The Guardian”. Ish-shofer kamioni nga rajoni verior italian Veneto, ai është i dyshuari i parë që është vendosur nën hetim që kur ka nisur prokuroria italiane hetimet në nëntor.
Sipas raportimeve në mediat italiane, i dyshuari është mburrur për “kryerjen e një gjuetie njerëzore”.
Rreth 14 mijë persona raportohet se janë vrarë në rrethimin e Sarajevës nga prilli i vitit 1992 deri në fund të shkurtit të vitit 1996.
Snajperistët ishin elementi më i frikshëm i jetës nën rrethim, pasi ata vrisnin njerëz në rrugë, përfshirë edhe fëmijë. Sarajeva është e rrethuar nga malet, gjë që e bënte sulmin ndaj saj veçanërisht të lehtë.
Grupe njerëzish të shtetësive të huaja, të njohur si “turistë snajperësh”, dyshohet se morën pjesë në masakër duke paguar shuma të mëdha parash ushtarëve të serbëve të Bosnjës, të udhëhequr nga Radovan Karaxhiçi, i cili në vitin 2016 është shpallur fajtor për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Top Channel