Hetimi i bujshëm në Itali, i moshuari dyshohet se u pagua nga ushtria serbe për të vrarë njerëz të pafajshëm në Sarajevë në ’90-ën
Dy persona humbën jetën, pasi një helikopter patrullimi, u rrëzua në zonën e Flagstaff, Arizona.
Helikopteri ishte dërguar për të mbështetur policinë në një incident me një person të armatosur, sipas autoriteteve.
Policia e Flagstaff konfirmoi se pilotit dhe një polici shpëtimi që ndodheshin në bord nuk u mbijetuan rrëzimit. Të dy ishin të vetmit pasagjerë, ndërsa identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura për momentin.
Police helicopter crashes during shooting in Flagstaff, Arizona. pic.twitter.com/SGIhkX2jvS
— DeepState Illuminate (@TheDeep_State6) February 5, 2026
Pak para rrëzimit, oficerët ishin përfshirë në një shkëmbim zjarri me një të dyshuar të armatosur. I dyshuari u plagos, por plagët e tij nuk ishin kërcënuese për jetën dhe ai u arrestua pa lëndime të tjera të raportuara.
Shkaku i rrëzimit të helikopterit nuk është ende i qartë. Policia e Flagstaff po heton ngjarjen në bashkëpunim me Administratën Federale të Aviacionit dhe Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit.
Top Channel