E ftuar në Top Albania Radio, bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini ka komentuar rrugëtimin e bashkëshortit të saj në Big Brother. 

Ajo u shpreh për raportet dhe debatet që ai ka patur me banorët e tjerë, sidomos me Selin.

“Unë shoh që Miri dhe Selin do vazhdojnë edhe shumë gjatë, por do vijë një moment kur duhet të ndahen të dy. Më mirë më shpejt, se më vonë. Secili duhet të luajë lojën e vetë. Është më i kufizuar në atë lojë, më mirë secili të luajë lojën e vetë, në fund dalin të dy në finale. Për mua fitues është Miri. Të fortë janë Kristi, Brikena, Selin.”-u shpreh ajo.

Çfarë do i thoshte ajo Mirit, nëse do i bënte një surprizë në “BBV”?

Do i thoja që jam shumë krenare për të dhe unë çuditem si i përballon situatat dhe ku e gjen durimin. E dua shumë, fokusohu te loja jote dhe mos harro çfarë të kam thënë para se të hysh, ti nuk ke ardhur për pjesëmarrje, por ke ardhur për të fituar. Do kisha qejf të takoja Baby G. Ajo është nga ato banore që nuk ka hyrë aty për të sulmuar Mirin“-shton ajo.

Çfarë do i thoshte ajo Selin?

“Është kënaqësi të të takoj një herë dhe gjithë të mirat. Nuk ka diçka të veçantë që do i thoja.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB