“Doja të mbaroja punë, ta vrisja”/ Henrik Hoxhaj rrëfen në GJKKO tentativën për ekzekutimin e Ismet Boriçit: Më plagosi shokun e fëmijërisë “Duam rrugë, ujë dhe drita”! Me këtë thirrje banorët e zonës veriperëndimore të Bashkisë Këlcyrë u mblodhën sot përpara godinës së bashkisë, duke protestuar për mungesën e ujit të pijshëm, energjisë elektrike dhe problematikat e vazhdueshme të infrastrukturës rrugore dhe bujqësore.
Fermerët shprehen se mungesa e shërbimeve bazë ka vështirësuar jetën e përditshme dhe punën në bujqësi. Sipas tyre, pavarësisht ankesave të përsëritura, deri më tani nuk ka pasur reagim nga institucionet përgjegjëse si OSHEE dhe Ujësjellës-Kanalizimet.
“Kemi bërë disa kërkesa për rrugën, për energjinë. Ne do bllokojmë rrugën nacionale. Protestojmë për problemet tona të fshatit Katundisht. Ne përsëri do protestojmë. Leket i marrin nga taksat, s’kemi ujë dhe energji elektrike”, thonë banorët.
Banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestës dhe bllokim të aksit nacional Këlcyrë–Përmet, duke theksuar se janë gati të përballen edhe me ligjin vetëm që zëri i tyre të dëgjohet.
Nga ana tjetër, Bashkia Këlcyrë bën me dije se i konsideron të drejta kërkesat e banorëve, por përballë tyre nuk mund të japë zgjidhje, pasi këto problematika nuk janë në varësi të pushtetit vendor dhe u janë përcjellë institucioneve përkatëse.
Top Channel